“Po vrapon për të ndërruar bravat”/ Berisha: Basha është minoranca më e thellë në Shqipëri! Ja kush e drejton sot PD-në









Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar situatën e fundit pas hyrjes së tij dhe mbështetësve në selinë e Partisë Demokratike. Duke përdorur ironinë, Berisha shprehet se lëvizja që ai ndërmori, nga foltoret tek Kuvendi Kombëtar, nuk krahasohen me pozicionin e Bashës, “i cili vrapon për të ndërruar bravat e selisë blu”.

saliberishalulzimbasha

“Që kur ke filluar Opinionin, sot ke krahasuar, më të pakrahasueshmen, uraganin e lirisë që lindi në stuhi. Një revolucion me mr. Bravën, Lulzim Bashën. Krahason mrekullinë që lindi në stuhi me njeriun që vrapon për të ndërruar bravat. Simbol qesharak i bravës. Mos të krahasojmë të pakrahasueshmen” – tha Berisha.

Gjithashtu, ish-lideri i PD-së, deklaroi se aktualisht partinë e drejton Komisioni i Rithemelimit, struktura e ngritur nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit.

“Pasi i dhamë Shqipërisë për herë të parë në Shqipëri, kuvendin e thërritur nga anëtarësia, për të cilin as miq e kundërshtarë, nuk bënë dot një vërejtje qenësore. Fakti që Kuvendi u mblodh në stadium, ishte sepse ai e kishte bërë qesharak Kuvendin, se asnjë sallë nuk mban 7000 delegatë. Unë kam bërë një ndjesë publike. Në asnjë rast nuk kam ndërhyrë në çështje të statutit. I kam thënë gjithmonë që nuk ke asnjë sallë për të bërë Kuvendin. U detyruam që me stadiumin, për hir të seriozitetit të qëndronin ata njerëz. Ka pasur njerëz që kanë dal nga dhoma e spitalit. Partinë Demokratike sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh me datën 11. Ky kuvend do e drejtojë deri më datë 22 mars. Ka autorizuar një grup të përkohshëm me 29 emra. Grupi kolegjial ka kryer mbledhjen në seli, për t’i dëshmuar delegatëve që funksionon. Sot po organizojnë në të gjithë Shqipërinë, një ngjarje madhore, referendumin e thirrur nga Kuvendi i anëtarësisë. Ai le të mos e njohë, ai është brava. Po merret me organizime të turpshme. Basha është minoranca më e thellë që ka egzistuar në Shqipëri. Ai është i shkarkuar me votën e 4446 delegatëve. Ne tejkaluam kuorimin e Kuvendit”- tha Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.