“Po zbehet nga mazhoranca rilindase”, Petrit Vasili për rolin e ONM-së në procesin e vettingut: Nuk merren për bazë sugjerimet e tyre






Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili të shtunën është shprehur se zbehja dhe anashkalimi sot e në vazhdimësi i rolit të ONM-së nga qeveria u paralajmërua zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë, që në muajt shkurt-mars të vitit 2017.

vasili

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili tha se ONM u bë pjesë, ndonëse në mënyrë anormale, edhe e Kushtetutës së Shqipërisë si garanci e integritetit të zbatimit të Reformës në Drejtësi.

Ai, deklaron se me dokumente zyrtare, instancat më të larta të BE-së në Bruksel dhe Delegacioni i BE në Tiranë si dhe Krerët më të lartë të shtetit janë paralajmeruar: se mosbërja e Marrëveshjes Ndërkombëtare për ONM, siç Kushtetuta e kërkonte do të sillte konfuzion, vonesa dhe paqartësi në përmbushjen e rolit kyç, që ONM kishte.

Gjithashtu, Ndërkombëtarët u paralajmëruan se paqartësitë dhe prezenca politike në Bordin e Administrimit do të cenonte thellë përmbushjen e funksioneve të ONM”, shkruan Vasili.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë insistoi gjatë në atë kohë në zbatimin, një për një, të Kushtetutës dhe Ligjit.

Por Ndërkombëtarët dhe qeveria e rilindjes u demostruan thellësisht refraktare dhe refuzuues që të reflektonin lidhur me këto shqetësime të forta parimore dhe të bazuara në Kushtetutë e Ligj. Për pasojë ONM u përball që në fillim e deri sot me përbuzjen e maxhorancës rilindase, e cila realizoi kapjen e drejtësisë dhe deformimin e rëndë të qëllimit dhe përmbajtjes së Reformës në Drejtësi”, tha ai.

Shënimi i plotë:

Problemet e ONM-se sot, te paralajmeruara nga Ministria e Drejtesise qe ne vitin 2017!!(DOKUMENTE).

Zbehja dhe anashkalimi sot e ne vazhdimesi i rolit te ONM nga rilindja jane paralajmeruar shume qarte, fort dhe zyrtarisht nga Ministria e Drejtesise, qe ne muajt shkurt- mars te vitit 2017.

ONM u be pjese, ndonese ne menyre anormale, edhe e Kushtetutes se Shqiperise si garanci e integritetit te zbatimin te Reformes ne Drejtesi.

Me Dokumente zyrtare, instancat me te larta te BE-se ne Bruksel dhe Delegacioni i BE ne Tirane si dhe Kreret me te larte te shtetit jane paralajmeruar: se mosberja e Mareveshjes Nderkombetare per ONM sic Kushtetuta e kerkonte do te sillte konfuzion, vonesa dhe paqartesi ne permbushjen e rolit kyc, qe ONM kishte.

Gjithashtu Nderkombetaret u paralajmeruan se paqartesite dhe prezenca politike ne Bordin e Administrimit do te cenonte thelle permbushjen e funksioneve te ONM.

Ministria e Drejtesise insistoi gjate ne ate kohe ne zbatimin nje per nje te Kushtetutes dhe Ligjit.

Por Nderkombetaret dhe qeveria e rilindjes u demostruam thellesisht refraktare dhe refuzuues qe te reflektonin lidhur me keto shqetesime te forta parimore dhe te bazuara ne Kushtetute e Ligj

Per pasoje ONM u perball qe ne fillim e deri sot me perbuzjen e maxhorances rilindase, e cila realizoi kapjen e drejtesise dhe deformimin e rende te qellimit dhe permbajtjes se Reformes ne Drejtesi.

ONM ngriti shqetesime te medha per shume kandidate per KLGJ dhe KLP si krejt te papershtatshem, por rilindasit i zgjodhen ata duke goditur rende integritetin e reformes dhe duke asgjesuar praktikisht rolin e ONM- se.Edhe ne vazhdimesi ONM eshte refuzuar sistematikisht ne sugjerimet e saj.

Dokumentet, qe po publikojme sot jane nje prove e rende, qe tregon se kur Kushtetuta dhe Ligji dhunohet pasojat jane shume te renda dhe afatgjata.

Ftoj Nderkombetaret ne Shqiperi t’i rilexojne keto Dokumenta dhe te nxjerrin mesimet e duhura ne kete moment teper te veshtire ne te cilin gjendet zbatimi i Reformes ne Drejtesi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *