Polakët në favor të taksave më të larta për të pasurit

Shumica e polakëve janë në favor të pagimit të taksave më të larta dhe mbështesin ndryshimet e propozuara nga programi i ri ekonomik i qeverisë, i quajtur “Marrëveshja Polake”, sipas një sondazhi të fundit.

Një studim i UCE Research i porositur nga portali money.pl pyeti të intervistuarit se si vlerësojnë rritjen e taksave për polakët me fitimet më të larta, që është mbi 10 000 PLN (2 210 euro) për FTE (punonjës me kohë të plotë), si edhe uljet për pagat më të ulta, siç është propozuar nga Marrëveshja Polake.

Më shumë se gjysma e të anketuarve vlerësuan ndryshimet e parashikuara, me 24,3 % që i quajtën ato si “përfundimisht pozitive” dhe 32,3 % si “mjaft pozitive”.

Nga ana tjetër, 13,8 % e të anketuarve thanë se ndryshimet do të ishin “patjetër negative” dhe 12,3 % i vlerësuan ato si “mjaft negative”, me 17,3 % që nuk kishin asnjë mendim për këtë çështje.

Mbështetja për ndryshimet e taksave të përfshira në Marrëveshjen Polake rritet me moshën, vuri në dukje portali.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *