Polemikat për rindërtimin e Sheshit të Flamurit në Vlorë, Rama publikon videon 3D: Do të shërbejë për panaire e ekspozita, jo si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë









Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjete sociale një pamje në 3D të projektit të Sheshit të Ri të Flamurit në Vlorë.

sheshi i flamurit

Në mbishkrimin e videos, shefi i ekzekutivit thekson se ky projekt do t’i shtojë Vlorës një pjesë të bukur të mozaikut të Rilindjes Urbane, në të cilin do të mbizotërojë gjelbërimi dhe do të dalin në pah objektet historike të atij sheshi.

Rama thekson se kjo hapësirë do të shërbejë për panaire e ekspozita, por jo si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë.

Kujtojmë se rindërtimi i Sheshit të Flamurit ka hasur në kundërshtinë e banorëve të Vlorës cilët në disa raste kanë protestuar kundër projektit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.