“Polexit” kryeministri polak akuzon opozitën

21:46 12/10/2021

“Lajme të rreme, vendi nuk dëshiron të largohet nga Bashkimi Europian”

Polonia nuk ka ndërmend të largohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ishte deklarata e kryeministrit Mateusz Morawiecki i cili  akuzoi politikanët e opozitës për përhapjen e gënjeshtrave për një “Polexit” të mundshëm.

Opozita jonë e dashur po përpiqet të nënkuptojë se ne duam të dobësojmë unionin duke u larguar nga BE. Ky padyshim nuk është vetëm lajm i rremë, është diçka më e keqe se kaq – është një gënjeshtër që synon të dobësojë bllokun evropian.”

Deklarta e tij erdhën pasi Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi javën e kaluar se pjesë të ligjit të BE -së ishin të papajtueshme me kushtetutën e vendit, duke minuar një parim kyç të integrimit evropian dhe duke ngjallur shqetësime tek qytetarët se Polonia një ditë mund të largohet nga unioni.

Pavarësisht përplasjeve të Varshavës me Brukselin, mbështetja për anëtarësimin në BE mbetet shumë e lartë në Poloni, vendi më i madh ish-komunist i bllokut dhe një përfitues kryesor i ndihmës së BE-së për të ndihmuar anëtarët më të varfër të bllokut.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *