“Policët të jenë syri i shtetit!”- Edi Rama paralajmëron gjoba për bizneset që ndotin Bregdetin: Plani s’mund të jetë hajde ne pastro dhe…








Orikumi ishte “stacioni” i radhës i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë, që po prezanton sot në Vlorë Planin Kombëtar të Veprimit për pastrimin e vijës bregdetare.

Duke folur në krah të ministres Kumbaro, kreu i qeverisë paralajmëroi gjoba të larta për ndotësit kryesorë, që sipas tij janë subjektet private si hotele, restorante dhe fabrika.

Do hyjmë me penalizimet, se edhe njerëzit e kërkojnë këtë gjë. Që kush ndot do penalizohet. Penalizimi kryesor duhet të vijë nga ndotësit kryesore, që janë subjektet private, hotelet, restorantet, fabrikat. Të gjithë ata që ushtrojnë aktivitete që prodhojnë më shumë mbeturina. Ata që janë aktivë gjatë sezonit të verës do ketë gjoba shumë të larta, por edhe për individët duhet të ketë gjoba të larta. Duhet të kemi një nivel tjetër zbatimi.

Është e rëndësishme të përfshihet me më shumë përgjegjshmëri Policia e Shtetit. Është e çdo punonjësi policie të jetë syri i shtetit, dhe pastaj inspektorët përkatës të bëjnë punën e tyre. Nëse do ti qëndrojmë fort këtij plani do ta vëmë në vijë dhe do ta bëjmë të pakthyeshëm. Puna është ta bëjmë të pakthyeshëm, se s’mund të jetë hajde ne pastro dhe hajde të tjerët ndot. Subjektet private duhet të informohen për një kalendarë se kur duhet ti nxjerrin mbetjet, ku duhet t’i lënë mbetjet, dhe të monitorohet që të bëhet konstante” tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *