Polici i veshur si arush ‘surprizon’ shpërndarësen e drogës

polici i veshur si arush surprizon shperndaresen e droges

10:35 15/02/2024

Një polic i infiltruar në Peru shkoi në shtëpinë e një shpërndarëseje droge i veshur si arush dhe me dhurata në duar për të realizuar një operacion në ditën e Shën Valentinit.

Dhe duket se plani ka funksionuar për mrekulli.

E vetmja mënyrë për të arrestuar të dyshuarën ishte përmes kontaktit të afërt me të. Shpërndarësja që kërkonin doli jashtë shtëpisë për të parë se çfarë kërkonte ‘arushi’ por e gjeti veten në tokë duke iu vendosur prangat e policisë.

Në video dëgjohet gruaja që thotë se ajo nuk ka bërë asgjë, por oficerët kërkuan edhe në apartamentin e saj.

Ata gjetën një qese nën një prej dyshekëve, përmbajtja e së cilës dyshohet se janë drogëra. Në fund të operacionit, pati dy të arrestuara.


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts