Polici vrau adoleshentin, Parisi në ‘flakë’

09:42 28/06/2023

17-vjeçari u vra sepse nuk iu bind urdhrit të policisë

Protestat dhe trazirat shpërthyen në Paris pasi policia qëlloi për vdekje një 17-vjeçar, i cili nuk iu bind urdhrit të policisë rrugore për të ndaluar.

Disa makina u dogjën ndërsa në afërsi të komisariatit u hodhën edhe fishekzjarre. Për të shpërndarë protestuesit, policia përdori gaz lotsjellës.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një oficer policie që i drejton armën shoferit të një makine, përpara se të dëgjohet një e shtënë.

Pavarësisht ndihmës së stafit mjekësor, adoleshenti ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra. Efektivi i policisë ndodhet në paraburgim dhe mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Sipas gazetës Le Monde, policia pretendon se adoleshenti e drejtoi makinën e tij drejt tyre me qëllim që t’i lëndonte, por familjarët e të riut i hodhën poshtë ato.

Kjo është vrasja e dytë fatale në rrethana të tilla për këtë vit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts