Policia aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, arrestohen disa zyrtarë

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, si vazhdim i aksionit të mëhershëm “subvencionet”, ndërsa mësohet se janë arrestuar disa persona.

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksionin në AZHB, ndërsa tha se aksioni është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme. Ky operacion policorë është vazhdimësi e operacionit të mëhershëm subvencionet. Pas përfundimit të operacionit policorë do të bëhen të ditura detaje shtesë”, thuhet në njoftim.

Edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aksionin në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se në bazë të kërkesës së Prokurorit të Shtetit dhe urdhëresës së Gjykatës kompetente, si dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke u realizuar aksioni, si vazhdimësi e operacionit të zhvilluar më 24 shkurt 2021, rasti ‘Subvencioni 2021’”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, në Ministrinë e Bujqësisë rreth katër muaj më parë, Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona të dyshuar për “Marrje ryshfeti”, e vepra të tjera.

Muaj pas muaji, policia ka vazhduar me aksione të ndryshme në lidhje me rastin e quajtur “Subvencioni 2021”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *