“Policia Bashkiake dhunon të moshuarit”/ Reagon, PD: Kjo është fytyra e vërtetë, sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës








Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri të martën ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj dy të moshuarve në Tiranë nga Policia Bashkiake.

orjola

Në një shënim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Pampuri thekson se sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës, tregon fytyrën e vërtetë të qeverisjes socialiste si në pushtet lokal ashtu edhe qëndror.

Sipas saj, ata tregohen të fortë me të dobëtit dhe të dobët me të fortit.

Shënimi i plotë:

Dhuna policore e bashkisë së Veliajt ndaj qytetarëve të moshuar,

Orojola Pampuri publikon videon:

“Kjo është fytyra e tyre e vërtetë!

Sjellja shtazarake ndaj atyre që luftojnë për bukën e gojës!

Të fortë me të dobëtit, të dobët me të fortët!”

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, dy punonjës të policisë, që paguhen me taksat e qytetarëve, rrëzojnë në tokë një të moshuar, si dhe i hedhin shkopin, i cili e ndihmonte që të ecte.

Policia Bashkiake nuk është mjaftuar me kaq, pasi këtë të martë ata nuk kanë lejuar një tjetër të moshuar që të sigurojë mbijetesën, duke ia hedhur arkat me perime në asfalt.

Videot e publikuar në rrjetet sociale sollën reagime të forta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *