Policia e arreston në Brazil, ylli i Ajaksit në telashe






Futbollisti i Ajaksit, David Neres, është arrestuar në Brazil pasi u kap nga policia në një festë të jashtëligjshme në kushtet e thyerjes së rregullave të pandemisë.

dn

Së bashku me Neres u kap dhe futbollisti i Sao Paolos, Rober Arboleda dhe një numër tjetër prej 124 personash. Dyshja u dërgua në komisariatin e policisë dhe më pas u lanë të lirë teksa tani duhet të paguajnë një gjobë të majme për të mbyllur problemet me drejtësinë.

ajaksSulmuesi 23 vjeçar luan prej 4 sezonesh me skuadrën e Ajaksit duke zhvilluar paraqitje mjaft të mira të cilat janë shpërblyer dhe me një vend në kombëtaren e “seleçaos”.

Më herët, për të njëjtën akuzë u arrestua dhe futbollisti tjetër brazilian Gabigol i cili pagoi një shumë të konsiderushme parash për të fituar lirinë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *