Policia e Fierit me dorë të “hekurt”, në një muaj 29 drejtues mjetesh të arrestuar, 61 patenta të pezulluara

policia e fierit me dore te hekurt ne nje muaj 29 drejtues mjetesh te arrestuar 61 patenta te pezulluara
policia e fierit me dore te hekurt ne nje muaj 29 drejtues mjetesh te arrestuar 61 patenta te pezulluara

Policia Rrugore e Fierit, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë muajit janar, janë vënë në pranga 29 drejtues mjetesh, nga këta 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë pezulluar 61 leje drejtimi.

Kontrollet e shtuara kanë si qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet.

Shërbimet e Policisë monitorojnë pandërprerë akset rrugore, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, me qëllim evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti.

Si rezultat, gjatë muajit janar, janë ndëshkuar administrativisht në total 8243 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

5334 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

512 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit;

796 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

114 drejtues për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

70 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësi të këmbësorëve;

294 drejtues për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

Policia Rrugore Fier apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts