Policia e Holandës sekuestron tre ton kokainë me vlerë 250 mln euro, droga ishte fshehur brenda një kontejneri me banane që vinte nga Ekuadori

HOLANDË

Autoritetet holandeze kanë sekuestruar këtë të shtunë tre tonë kokainë.

Sasia e drogës është gjetur brenda një kontejneri me banane në portin e Roterdamit. Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës. Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.

Vlen të përmendet, se edhe në muajin mars, zyrtarët portualë, konfiskuan 4 tonë drogë të fshehur po në një kontejner, edhe asokohe, nisja u bë nga Ekuadori.

Mediat shkruajnë, se nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte diku te 250 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *