“Policia e Shtetit përgjegjëse”/ Rama: Mbrojtja e territorit dhe krimi mjedisor të trajtohen njësoj si lufta kundër krimit të organizuar






Mbrojtja e territorit të Shqipërisë do të bëhet nga Policia e Shtetit. Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në aktivitetin me drejtues të policisë, paralajmëroi se në bazë të kodit penal do të ndëshkohen të gjithë abuzuesit.

Sipas Kreut të Qeverisë, ndërtimet pa leje apo krimet mjedisore duhet të trajtohen nga policia e shtetit me të njëjtin prioritet si lufta kundër krimit dhe korrupsionit apo edhe trafikut të drogës.

Rama u shpreh se është e patolerueshme që një polic i kërkon llogari një fshatari për një çati dhe kur vjen puna tek abuzimet flagrante në zonat bregdetare nuk marrin asnjë masë.

“Qëllimi kryesor është për të rritur sa më shumë dhe sa më shpejt vetëdijen dhe ndjenjën e përgjegjësisë të strukturave të shtetit në raport me këtë aspekt kaq të rëndësishëm të qeverisjes dhe të detyrimeve që ka shteti ndaj vendit dhe ndaj qytetarëve.

Kërkon një mbështetje të plotë në aspektin ligjor dhe këtë e kemi garantuar me ndërhyrjen e fundit

Nga ana tjetër kërkon një paketë të re aktesh nënligjore që ku të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet që  pasojnë të jenë të qarta për të gjithë.

Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga të gjithë këtu, se cdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kostot e përbashkëta nesër. Duke cënuar pronën publike apo private, duke cënuar planet e zhvillimit, duke cënuar buxhetin e shtetit pasi vetiu kthehet në një çështje sociale apo në një cështje financiare si rezultat i inercisë të një procesi legalizimesh.

Nga ana tjetër kemi ndërtimet me leje që bëhen vatra abuzimi ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera dhe krijohen deformime të mëdha me kosto për komunitetin dhe zhvillimin.

Që policia e shtetit e ka kapacitetin ta kontrollojë në cdo centimetër territorin, këtë e tregon vetëm një fakt i thjesht, një fakt sa i thjesht sa edhe sëkalldisës. Kur  vjen puna për një mur, për një çati. për një avlli në fund të botës, në zona rurale të thella, gjendet polici që shkon atje dhe që i kërkon llogari një fshatari, ndërsa kur vjen puna për abuzime në zonat turistike, buzë rrugës që nga Velipoja deri në Sarandë, atëherë çuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm.

Ajo që ne na intereson nuk është të merremi me këtë, por të fokusohemi tek fakti që policia e shtetit i ka të gjitha kapacitet për tu bërë mburojë e Shqipërisë në 25 mijë km2.

Natyrisht që eksperienca e krijuar në këtë periudhë është e madhe dhe unë jam i bindur se mbi bazën e kësaj

Qoftë strukturat e policisë apo të inspektorateve janë në gjendje të japin idetë e tyre dhe të shtrojnë problematikat e tyre për të hartuare sa më mirë atë paketë aktesh rregullatorë mbi të cilat duhet të funksionojnë kjo faze e re, ku cdo krim ndaj territorit duhet të jetë për policinë e shteti i barasvlershme me çdo aspekt tjetër prioritar, që nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, deri tek trafiku i lëndëve narkotike.

Është e pamundur të lejohet të tolerohet një situatë e tillë, ku në komisariate mos ketë asnjë rast marrje përgjegjësish ligjore nga ana e atyre që kanë detyrimin të ndjekin këtë aktivitet“, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *