
12:11 28/06/2023
Protesta të dhunshme shpërthyen gjatë natës në Paris, pas vrasjes nga policia të një 17-vjeçari, i cili nuk iu bind urdhrit të tyre për kontroll. Momentet e vrasjes u fiksuan në këtë video nga një dëshmitar në vendngjarje.
17-vjeçari ndërroi jetë menjëherë në timon nga plaga në kraharor, ndërsa automjeti doli nga kontrolli dhe doli nga rruga pak metra më tutje.
Mediat franceze shkruajnë se viktima shoqërohej edhe 2 shokë të tij po minorene, të cilët u ndaluan. Në pranga u vu edhe polici që vrau 17-vjeçarin.
Megjithatë, në tubimet e dhunshme që pasuan këtë ngjarje, protestuesit i vunë flakën dhjetëra automjeteve në zona të ndryshme të Parisit dhe në qytete të tjera, në shenjë revolte kundër reagimit të tepruar, por jo të pazakontë, të policisë franceze, për më tepër ndaj një minoreni.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al