Policia gjermane arreston 4 persona të lidhur me një grup ekstremist

11:36 14/04/2022

Hetuesit gjermanë kanë kryer kontrolle në nëntë shtete kundër anëtarëve të një grupi bisedash që dyshohet se planifikonte të vendosnin eksploziv dhe të rrëmbente “personazhe të njohura publike”.

Prokurorët në Koblenz në Gjermaninë perëndimore thanë se bastisjet u kryen të mërkurën në 20 prona gjithsej, me rreth 270 oficerë të dislokuar, duke përfshirë njësitë speciale të policisë.

Objektivat e bastisjeve ishin pesë persona në të 40-at dhe 50-at.

Ata akuzohen për përgatitje të një akti të rëndë dhune në kërcënim ndaj shtetit dhe shkelje të legjislacionit për armët.

Gjatë kontrollit u sekuestruan armë, municion, para të gatshme, hekura ari dhe monedha argjendi.

Njerëzit në grupin e bisedave “Vereinte Patrioten” (Patriotët e bashkuar) thuhet se kanë synuar të shkatërrojnë objektet e furnizimit me energji elektrike në mënyrë që të shkaktojnë një ndërprerje mbarëkombëtare të energjisë dhe të shkaktojnë “kushte të ngjashme me luftën civile”, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në shtetin e Rheinland.

Hetimi i grupit filloi në Tetor të vitit të kaluar.  /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.