Policia holandeze kap të shumëkërkuarin shqiptar të dënuar me 30 vjet burg. U përfshi në trafikun e heroinës rreth 20 vite më parë

policia holandeze kap te shumekerkuarin shqiptar te denuar me 30 vjet burg u perfshi ne trafikun e heroines rreth 20 vite me pare
policia holandeze kap te shumekerkuarin shqiptar te denuar me 30 vjet burg u perfshi ne trafikun e heroines rreth 20 vite me pare

Njësia “FAST” e policisë Holandeze ka arrestuar një 45-vjecar shqiptar të dënuar në Itali me 30 vjet burg për trafik droge. Ngjarjet për te cilat akuzohet shqiptari kanë ndodhur mes viteve 2001-2003 dhe lidhen me trafikun e heroinës nga Shqipëria në Itali.

Në një nga episodet, në vitin 2003 në Empoli të Italisë janë sekuestruar 14 kg heroinë. 45-vjeçari konsiderohet organizator i këtij rasti transporti.

Prej vitesh ai fshihej në Holandë nën një identitet të rremë dhe u arrit të zbulohej pas hetimeve të FAST Holanda. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Amsterdamit e cila do të vendosë për ekstradimin e tij në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts