Policia italiane finalizon me sukses superaksionin, në pranga 85 anëtarë të bandave, autoritetet: Zbuluam se mes tyre do të kishte një luftë të madhe për territor

Policia italiane ka finalizuar me sukses një aksion që sheh në pranga 85 persona, pjesë të Cosa Nostras dhe mafieve të tjera italiane.

Sipas mediave, informatorja, Giusy Vitale, motra e një kreu bande, mori në dorë fatin e familjes kur ata u arrestuan. Edhe pse konsiderohej si një e penduar e drejtësisë, sipas prokurorëve përtej Adriatikut, ajo qëndronte në qendër të trafiqeve të drogës.

Bashkë me Vitalen, janë arrestuar motra e saj Antonia dhe nipi i saj Michele Casurrabia.

Ndërkohë policia ka zbuluar më tej, se hetimi kishte zbuluar një përçarje mes bandave, e shumë shpejt, sipas tyre, mund të kishte një betejë të përgjakshme për territor e tregje të reja.

Hetimi tregoi gjithashtu se një oficer i burgut të Palermos, ndihmoi një bos të burgosur, të quajtur Francesco Nanja, të komunikonte me botën e jashtme dhe të jepte koordinime nga brenda institucionit ku kryente dënimin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com