
11:44 16/05/2023
Nëse do të dilte në treg lënda narkotike do të kapte vlerën e më shumë se 880 mln euro
Policia italiane ka sekuestruar 3 ton kokainë të fshehur në dy kontejnerë me banane në portin e Gioia Tauro në jug të vendit. Lënda narkotike u zbulua falë përdorimit të skanerëve të sofistikuar dhe ndihmës së dhënë nga qentë e Guardia di Finanza.
Dërgesa kishte ardhur nga Ekuador dhe nëpërmjet portit gjeorgjian Batumi, do të shkonte në Armeni.
Mediat italiane nuk kanë ende të arrestuar ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një grup kriminal të trafikut që vepron prej vitesh në jug të italisë.
Nëse sasia e lëndës narkotike do të dilte në treg do t’i siguronte trafikantëve të ardhura mbi 800 milionë euro. Sekuestrimi i lëndës narkotike i shtohet asaj të ditëve të fundit ku u sekuestruan edhe 600 kg kokainë sërish në këtë port.
Droga ishte fshehur në 6 kontejnerë dhe kishte si destinacion përfundmitar Kroacinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al