Policia italiane shkatërron skemën e mashtrimit të pasaportave false të shëndetit

22:00 10/08/2021

Autorët ofronin pasaporta të rreme në këmbim të parave

Policia italiane ka shkatërruar një skemë mashtrimi në aplikacionin e mesazheve Telegram, ku përdoruesit kanë blerë pasaporta  të rreme shëndetësore COVID -19 të nevojshme për të hyrë në një sërë shërbimesh dhe aktivitetesh të kohës së lirë.

Sipas një deklarate të policisë, autoritetet kanë bërë të mundur asgjësimin e 32 grupeve kriminale Telegram që vepronin në të gjithë vendin, duke ofruar pasaporta të rreme shëndetësore në këmbim  të 500 eurove.

Kjo skemë për fat të keq ka tërhequr mijëra qytetarë italianë që kërkojnë një pasaportë të rreme shëndëtësore. Kostoja e saj varion nga 150-500 euro”,  u shpreh një zyrtar i policisë i përfshirë në hetim.

Qeveria e Mario Draghi miratoi pasaportën shëndetësore në përpjekje për të përshpejtuar procesin e  vaksinimit përballë variantit Delta, por ky vendim ka shkaktuar protesta të shumta në vend pasi një pjesë e qytetarëve italianë deklarojnë se kjo shkel të drejtat themelore të tyre dhe është një mënyrë indirekte për t’i bërë vaksinat të detyrueshme.

Që nga data 6 Gusht, pasaporta shëndetësore është bërë tashmë e detyrueshme për të hyrë në palestra, pishina, muze, kinema dhe brenda në restorante, ndërsa nga 1 Shtatori do të jetë gjithashtu e detyrueshme për studentët.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *