Policia izraelite arreston një fëmijë palestinez në shkollën e tij me akuzën për “sulm me thikë”

Policia izraelite arrestoi një fëmijë palestinez në shkollë me pretendimin se ka sulmuar me thikë një grua kolone hebreje në Kudsin Lindor të pushtuar.

Në një deklaratë me shkrim, policia izraelite njoftoi se një grua është sulmuar me thikë në lagjen Sheikh Jerrah të Kudsit Lindor.

Në deklaratë bëhet e ditur se kolonja hebreje, e cila mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, është dërguar në spital për mjekim.

Pas incidentit, policia izraelite, duke kryer një kontroll rreth zonës, bastisi një shkollë aty pranë dhe arrestoi një fëmijë palestinez me akuzën për “sulm me thikë”.

Ndërkohë, ka pasur një bllokim të madh të trafikut për shkak të bllokimit të rrugëve nga ana e policisë në lagjen Sheikh Jerrah.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *