Policia izraelite përplaset me palestinezët, plagosen 163 qytetarë

09:38 08/05/2021

Jerusalemi është përfshirë nga trazirat. Të paktën 163 palestinezë dhe 6 oficerë të policisë izraelite kanë mbetur të plagosur. Mediat ndërkombëtare raportojnë se mes policisë dhe qytetarëve ka pasur përleshje të dhunshme dhe përdorim të armëve.

Shumica e qytetarëve u plagosën në xhaminë Al-Aqsa, një vend i shenjtë si për popullin izraelit dhe atë palestinez. Mësohet se policia mbi qytetarët ka qëlluar me plumba gome dhe ka hedhur gaz lotsjellës, ndërsa palestinezët janë përgjigjur me gurë, shishe e sende të tjera të forta.

Deri tani si shkak për këtë përleshje është pretendimi i palestinezëve se mund të dëbohen nga kjo zonë në Jerusalem, pasi prej kohësh dy popujt janë në konflikt.

Kompleksi i xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit është një nga vendet më të respektuara të islamit dhe palestinezët pretendojnë të jetojnë aty, por është dhe si vend i shenjtë për hebrenjtë të cilët e njohin si Mali i tempullit.

Në një deklaratë policia izraelite tha se ata kishin përdorur forcë për të “rivendosur rendin” për shkak të trazirave që ishin shkaktuar pas lutjeve të mbrëmjes. Ky vend është një pikë e shpeshtë e dhunës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *