Policia kërcënon përdoruesit e rrjetit social OnlyFans, publikojnë përmbajtje nudo

policia kercenon perdoruesit e rrjetit social onlyfans publikojne permbajtje nudo

policia kercenon perdoruesit e rrjetit social onlyfans publikojne permbajtje nudo

12:51 07/01/2022

Një krijuese përmbajtjesh në rrjetin e njohur si OnlyFans është një nga të shumtët që i trembet kërcënimit të policisë pas arrestimit të një ndikuesi në rrjetin social. Titus Low Kaide u arrestua pasi transmetoi në platformë materiale që autoritetet i etiketuan si “të turpshme”. Është hera e parë që një krijues përmbajtjesh është përballur me ndëshkim në Singapor për shpërndarjen e postimeve të tilla në platformë.

Ka një efekt drithërues në komunitetin OnlyFans, thotë një tjetër ndikuese e platformës, që përdor pseudonimin LucyToday. Postimet e kësaj të fundit kanë natyrë seksuale dhe përfshijnë edhe imazhe nudo. “Unë dhe krijuesit e tjerë të përmbajtjes jemi të shqetësuar”.

OnlyFans është një shërbim me pagesë që lejon krijuesit të postojnë materiale të çfarëdolloj forme, art, muzikë, ushqim dhe përmbajtje për të rritur. I krijuar në vitin 2016, sot numëron mbi 150 milionë përdorues të cilët kërkuan mënyra për të monetizuar postimet e tyre, sidomos gjatë pandemisë.

Influencerët e platformës janë të shqetësuar mbi ndikimin që do të kenë ligjet e Singaporit mbi fitimet e tyre sepse mund t’i japin fund një burimi të qëndrueshëm të ardhurash për ta. Një tjetër nga argumentet e tyre është se marrëdhënia në komunitetin social është e ndërgjegjshme, pra blerësi dhe shitësi i përmbajtjes janë të vetëdijshëm mbi veprimet e kryera.

Në rastin e Low, mendohet se një nga arsyet e arrestimit ishte postimi i përmbajtjeve homoseksuale. Homoseksualiteti është ende i paligjshëm në Singapor. Nëse Low do të dënohet për akuzat e ngritura ndaj tij, do të përballet me dënimin me burg si dhe gjoba të shumta./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts