Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për grabitjen e exchange në Astir: 5 mijë euro për ata që kanë informacione për autorin

policia kerkon bashkepunimin e qytetareve per grabitjen e exchange ne astir 5 mije euro per ata qe kane informacione per autorin
policia kerkon bashkepunimin e qytetareve per grabitjen e exchange ne astir 5 mije euro per ata qe kane informacione per autorin

Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion 5 mijë euro shpërblim për atë qytetar që tregon vendndodhjen e autorit të grabitjes sot në një pikë të këmbimit valutor në Astir.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.

NJOFTIMI I POLICISE
Në funksion të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një shtetas është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor në Unazë të Re, dhe nën kërcënimin e një arme zjarri ka marrë një shumë parash dhe është larguar me biçikletë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vë në dispozicion pamjet filmike të ngjarjes.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts