Policia kufitare egjiptiane liron robotin artist

10:13 22/10/2021

Një robot britanik që përdor kamerat dhe një krah robotik për të krijuar piktura abstrakte, është liruar pas 10 ditësh nga policia kufitare në Egjipt.

Ai-Da u mor nga agjentët gjatë javës së shkuar pasi ata menduan se mund të kishte mjete të fshehura përgjimi. Sipas tyre, në fillim i kishte shqetësuar modemi e më pas kamerat.

Krijuesi i saj, Adam Meller, ofroi të hiqte modemin e robotit, por nuk mundej të vepronte në të njëjtën mënyrë me sytë sepse luajnë rolin kryesor në pikturat e saj. Ai-Da përdor algoritmet Al që të përkthejë regjistrimet e kamerave në sytë e saj në vepra arti.

Që prej së enjtes, roboti ka nisur të prezantojë pikturat e saj në Piramidën e Madhe të Gizës në një ekspozitë të artit kontemporan, të quajtur “Forever is Now” e cila do të zgjasë deri më 7 Nëntor. Ai-Da dhe skulptura e saj u dërguan në Kairo të mbyllura në valixhe të posaçme.

Skulptura prej argjile e robotit ëshë një interpretim i gjëegjëzës greke për Sfinksin, që përfaqësohet nga imazhi i Ai-Da me tre këmbë./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *