Policia më këmbë, megaoperacioni për të ‘fortët’ e drogës edhe në qarkun e Korçës, disa të arrestuar

Megaoperacioni policor për arrestimin e personave precedent të narkotikëve, i cili po zhvillohet në disa vende të Shqipërisë është shtrirë edhe Qarkun e Korçës.

Burime për BalkanWeb nga policia e këtij qarku bënë me dije se operacioni është në vijim dhe sipër, ndërkaq forcat policore ndodhen në terren për të vënë në pranga shtetasit të cilët merren me veprimtari në fushën e narkotikëve.

Kontrolle po ushtrohen në disa zona kryesisht në Korçë, Maliq dhe Pogradec. Pritet që nga policia të ketë reagim zyrtar për të ndaluarit që sipas burimeve janë një numër i konsiderueshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts