Policia paralajmëron studentët të bllokojnë këtë faqe shkencore në internet, keqpërdor informacionet…

11:26 22/03/2021

Policia ka paralajmëruar studentët në Mbretërinë e Bashkuar kundër përdorimit të një faqe në internet ku thuhet se ndodhen në mënyrë të paligjshme miliona punime kërkimore shkencore.

Njësia e Krimit të Pronës Intelektuale të policisë së Londrës thotë se përdorimi i faqes në internet Sci-Hub mund të përbëjë një kërcënim për të dhënat personale të studentëve.

Policia është e shqetësuar se përdoruesit e kësaj faqe me bazë në Rusi mund marrin informacione nga përdoruesit dhe të keqpërdoren në internet.

Në përshkrimin e “Sci-Hub” thuhet se heq të gjitha pengesat për shkencën. Kjo faqe ofron qasje në më shumë se 85 milion punime shkencore dhe pretendon se ligjet e së drejtës së autorit duhet të shfuqizohen dhe se materiale të tillë duhet të njihen nga të gjithë. Madje në përshkrimin e kësaj faqe thuhet se është faqja e parë në botë që siguron akses masiv dhe publik në dhjetëra miliona punime kërkimore.

Max Bruce, oficeri i mbrojtjes kibernetike të Londrës, u ka kërkuar universiteteve që të bllokojnë këtë faqe në rrjetet e tyre për shkak të “kërcënimit të paraqitur nga Sci-Hub si për universitetin ashtu edhe për studentët e tij.

“Ju mashtrojnë të zbuloni kredencialet tuaja të hyrjes, qoftë edhe përmes përdorimit të email-it të rremë, ne e dimë që Sci-Hub do t’i përdorë ato detaje për të kompromentuar rrjetin kompjuterik të universitetit tuaj në mënyrë që të vjedhë dokumente kërkimore,” tha ai.

Policia e Qytetit të Londrës, ka paralajmëruar që edhe studentët që studiojnë përmes internetit në shtëpi mund të jenë të prekshëm.

“Studentët duhet të jenë të vetëdijshëm se hyrja në faqe të tilla është e paligjshme, pasi ajo pret pronë të vjedhur intelektuale,” tha Det Insp Kevin Ives.

Faqja Sci-Hub më parë ka thënë për BBC-në se u siguron studentëve mundësinë e hulumtimeve për të cilat janë shumë të shtrenjta. /tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *