
09:12 24/02/2022
Të paktën 7 personave raportohet të kenë humbur jetën nga bombardimet e forcave ruse. Lajmi bëhet i ditur policia ukrainase.
Zyrtarët thonë se një sulm në njësinë ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa i mori jetën 6 personave, ndërsa të plagosur mbetën 7 të tjerë.
Të paktën 19 persona rezultojnë po ashtu të zhdukur. Një tjetër person humbi jetën në qytetin e Mariupol./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al