Policia vret të riun, e ëma e 20-vjeçarit: Trupin e djalit ma lanë në rrugë

09:48 12/04/2021

Nuk ka qetësi në SHBA

Protesta, gaz llotsjellës dhe një shtetrrethim është vendosur në veri të Minneapolis, në qytetin amerikan të Brooklyn Center, pasi policia qëlloi për vdekje një 20-vjeçar me ngjyrë.

I riu, i identifikuar si Daunte Wright, u ndalua nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe më pas rezultoi se ndaj kishte kishte edhe një urdhër arrest. Kur policia u përpoq ta arrestonte, ai hyri përsëri në automjet dhe më pas një oficer e qëlloi për vdekje, para se të përplasej me një automjet tjetër. Ata e shpallën 20-vjeçarin si të “vdekur në vendin e ngjarjes”.

BBC raporton se nëna e Wright është lutur për më shumë informacion, ndërsa ka deklaruar se trupi i djalit të saj ishte lënë në tokë nga oficerët.

Guvernatori Tim Walz është shprehur se “po vëzhgon nga afër situatën” dhe po lutet për familjen e Wright.”

Tensionet në Minneapolis kanë agravuar, ndërsa ende po zhvillohet gjyqi i ish-oficerit të akuzuar për vrasjen e George Floyd.

Qindra protestues që brohorisnin emrin e Daunte Wright u përleshën me policinë mbrëmjen e të dielës, jashtë selisë së policisë në Brooklyn.

Reuters rapoton se dy automjete policie u goditën me gurë. Policia më vonë urdhëroi protestuesit të shpërndahen.

Jo vetëm kaq, por në disa zona raportohet se u bënë grabitje dhe kryebashkiaku i Brooklyn, Mike Elliott, njoftoi nëpërmjet një deklarate në Twitter, se do të ketë një shtetrrethim në të gjithë qytetin deri në orën 06:00 me kohën lokale (11:00 GMT).

“Ne duam të sigurohemi që të gjithë janë të sigurt. Ju lutemi të shkoni në shtëpi,” shkroi ai.

Disa nga Garda Kombëtare e Minesotës, të vendosur tashmë për gjyqin e vrasjes së Derek Chauvin mbi vdekjen e George Floyd, u dërguan në Brooklyn Center. Brooklyn ka mbyllur të gjitha ndërtesat, programet dhe aktivitetet e shkollës për të hënën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *