Policja shtatzënë vritet dhe shpërfytyrohet para fëmijëve dhe burrit nga talebanët

19:30 06/09/2021

Militantët talebanë kanë vrarë një police shtatzënë para burrit dhe fëmijëve të saj në Afganistan, thonë raportet.

Burrat më pas thuhet se e gjymtuan fytyrën e saj ndërsa bënin ekzekutime derë më derë në Firozkoh, kryeqyteti i provincës qendrore Ghor.

Banu Negar, e cila punonte në një burg lokal, ishte tetë muajshe shtatzënë kur u vra në shtëpinë e saj.

Familjarët thuhet se kanë dhënë BBC dëshmi grafike të vdekjes së saj të tmerrshme, ku shihet gjaku i spërkatur në mur dhe fytyra e saj e shpërfytyruar.

Familjarët thanë se tre persona të armatosur u paraqitën në shtëpi të shtunën dhe e kontrolluan atë, para se të lidhnin anëtarët e familjes së Banu.

Zonja Negar u rrah, pastaj u qëllua për vdekje para familjes së saj. Agresorët flisnin arabaisht, ka deklaruar një dëshmitar.

Talibanët kanë mohuar përgjegjësinë për vdekjen pasi pretendimet se militantët e tyre po kryejnë mizori janë përshkallëzuar.

Talebanët kanë pohuar se kanë ndryshuar dhe politika e tyre zyrtare është se nuk do të kryejë vrasje ndëshkimore ose do të shtypë gratë.

Talibanët kanë thënë se do t’i lejojnë gratë të kenë punë dhe të arsimohen, por sipas interpretimit të ligjit islam.

Në përgjigje të akuzave për vdekjen e zonjës Negar, zëdhënësi zyrtar i talebanëve Zabiullah Mujaheed mohoi akuazat.

Ai i tha BBC: Ne jemi në dijeni të incidentit dhe unë jam duke konfirmuar se talebanët nuk e kanë vrarë atë, hetimi ynë është duke vazhduar.

Ai tha se talebanët kishin shpallur një amnisti për njerëzit që punonin për administratën e mëparshme dhe e përshkroi vrasjen e saj si armiqësi personale ose diçka tjetër. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *