Politika fiskale e Erdogan, inflacioni arrin në nivel rekord

19:00 09/07/2021

Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy vjet që vlera e lirës turke është duke rënë pa pushim. Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke.

Kush ka shpresuar për përmirësime së shpejti, zhgënjehet tani sërish. Instituti turk i Statistikave (TÜiK), që publikon çdo muaj indeksin e çmimeve për konsumatorët, konformoi se çmimet janë rritur sërish muajin e fundit. Në muajin qershor pati një rritje prej 1,94 përqind në krahasim me një muaj më parë, niveli i inflacionit është tani 17,5 përqind. Edhe çmimet e energjisë janë rritur për një vit 42,9 përqind. Kështu inflacioni arriti nivelin më të lartë të dy viteve të fundit.

Politika e Coronës ndikon mbi inflacionin

Oguz Demir nga Universiteti i Tregtisë në Stamboll thotë, se i ashtuquajturi “normalizim” ka ndikuar mbi inflacionin. Qeveria shfuqizoi më 1 korrik një pjesë të madhe të masave të marra për luftimin e pandemisë. Heqja e ndalim-qarkullimit dhe kthimi i njerëzve në vendet e punës kanë rritur konsumin, thotë ekonomisti Demir.

“Duke pasur parasysh kërkesën e madhe, në muajin qershor prodhuesit dhe sipërmarrjet bënë përshtatjen e çmimeve. Faktikisht nuk do të ishte çudi që inflacioni të kishte qenë edhe më i lartë,” vlerëson Demir.

Türkei Istanbul | Geldwechselgeschäft | Türkische Wirtschaft

Vetëm fillimi?

Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se kjo tendencë do të vazhdojë të jetë në rritje në të ardhmen e afërt. Muajt e ardhshëm pritet që për arsye të ndryshme të ketë rritje të inflacionit. Më 1 korrik në të gjithë Turqinë u rritën çmimet e gazit dhe energjisë elektrike. Kjo ka të bëjë me rënien e vazhdueshme të vlerës së monedhës. Lira turke ka humbur sërish në vlerë, kështu që dollari amerikan u shtrenjtua. Firmat e energjisë kanë pasur humbje, sepse importet nga jashtë mbahen me kursin e dollarit. Sipërmarrjet mundohen që duke rritur çmimet të reduktojnë ose të kthejnë në zero deficitin e të ardhurave.

Ekspertët mendojnë, se edhe vera shumë e thatë ka ndikim mbi inflacionin. Thatësira ka bërë që çmimet e ushqimeve, sidomos të perimeve dhe frutave të rriten. „Në muajin korrik ne me siguri do të themi sa mirë ishte në qershor. Në muajin gusht, do të themi sa mirë ishte në korrik. Me fjalë të tjera: ne do kemi një periudhë serioze inflacioni,” mendon Öner Güncavdi nga Universiteti Teknik i Stambollit.

Fuqia blerëse ka rënë

Sipas të dhënave të Institutit turk të Statistikave, TüiK, janë rritur sidomos kostot e transportit (plus 26,29 përqind) – çmimet e udhëtimeve brenda vendit janë rritur madje me 51,6 përqind. Çmimet e pajisjeve shtëpiake janë rritur me 25,69 përqind dhe ato të lëndëve ushqimore me 19,99 përqind. Shumë ekonomistë mendojnë se niveli i inflacionit në Turqi do të arrijë shumë shpejt në 20 përqind.

Zhvillimet negative tĂ« çmimeve ndikojnĂ« shumĂ« nĂ« shpĂ«rndarjen e tĂ« ardhurave nĂ« shoqĂ«ri. Hendeku Ă«shtĂ« duke u bĂ«rĂ« gjithnjĂ« e mĂ« i thellĂ«: Shtresa e mesme Ă«shtĂ« zhdukur pothuajse fare dhe Turqia Ă«shtĂ« duke u ndarĂ« nĂ« tĂ« pasur dhe tĂ« varfĂ«r. MeqenĂ«se rritja e çmimeve ka prekur sidomos ushqimet bazĂ«, ata qĂ« i ndiejnĂ« mĂ« shumĂ« pasojat e inflacionit janĂ« njerĂ«zit me tĂ« ardhura tĂ« pakta dhe tĂ« varfĂ«rit.  “Niveli i lartĂ« i inflacionit prek mĂ« shumĂ« segmente tĂ« caktuara tĂ« shoqĂ«risĂ« dhe ka pasoja tĂ« padĂ«shirueshme pĂ«r varfĂ«rinĂ« dhe pĂ«r shpĂ«rndarjen e tĂ« ardhurave,” vlerĂ«son GĂĽncavdi.

Erdogani me politikë monetare jo konservatore

ShumĂ« vetĂ« nĂ« Turqi, bĂ«jnĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« zhvillim politikĂ«n monetare tĂ« qeverisĂ« turke. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbĂ«shtet mbajtjen nĂ« nivel tĂ« ulĂ«t tĂ« interesit, sepse nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ« kreditĂ« janĂ« mĂ« tĂ« lira, gjĂ« qĂ« nĂ« fund tĂ« fundit nxit rritjen ekonomike. NjĂ« recetĂ« jo-konservatore, sepse nĂ« shumicĂ«n e ekonomive popullore zakonisht bĂ«het rritje e interesit, kur inflacioni Ă«shtĂ« i lartĂ«.

Ka muaj që inflacioni në Turqi është në rritje, por Erdogani nuk heq dorë nga politika e tij monetare dhe e ka vënë nën presion Bankën Kombëtare turke. Ai ka shkarkuar rregullisht funksionarë të lartë të Bankës Qendrore, sepse nuk pranonin që të ulnin interesin. Së fundmi ai zëvendësoi Drejtorin e Bankës Kombëtare Naci Agbal me Sehap Kavcioğlu–n, një ish-deputet i partisë turke në pushtet, AKP.

Ekspertët e ekonomisë kërkojnë rritje të interesit

Ă–ner GĂĽncavdı mendo, se kjo manovĂ«r nĂ« politikĂ«n monetare Ă«shtĂ« e gabuar. PĂ«r tĂ« zbutur presionin qĂ« shkaktohet nga inflacioni nĂ« rritje duhet qĂ« tĂ« merren masa pĂ«r tĂ« vlerĂ«suar sĂ«rish lirĂ«n turke sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur. PĂ«r kĂ«tĂ« duhen rritur interesat, thekson ekonomisti Ă–ner GĂĽncavdı.

Sipas raportit të inflacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (IWF), të publikuar në muajin prill, Turqia zë vendin e 14 në listën e vendeve me inflacion të lartë. Në raportin e FMN, thuhet se në Europë dhe në Lindjen e Mesme, Turqisë ia kalon për inflacionin vetëm Irani dhe Libia./DW

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.