“Politika ka degraduar në një shfaqje për hallet e politikanëve”, Basha: Akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk janë alternativë

politika ka degraduar ne nje shfaqje per hallet e politikaneve basha akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk jane alternative
politika ka degraduar ne nje shfaqje per hallet e politikaneve basha akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk jane alternative

Lulzim Basha është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se akuzat dhe gjuha e urrejtjes nuk janë një alternativë politike.

Ai u shpreh se koha e reflektimit i ka shërbyer për të parë më qartë se si sistemi politik ka degraduar politikën një shfaqje që ka në qendër hallet e pak politikanëve dhe jo problemet e qytetarëve.

Sipas tij më shumë se 70% të qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, që nuk ofron asnjë zgjidhje për shqetësimet e përditshme të shqiptarëve

Postimi i plotë:

Mirënjohje për punën dhe sakrificat e demokratëve të Degës nr.6 në Tiranë. E pranova me kënaqësi ftesën e tyre për një bashkëbisedim të hapur mbi shqetësimet që të gjithë ne si qytetarë dhe demokratë bashkëndajmë sot.

Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e pak politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat, gjuha e urrejtjes nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka vendi. Më shumë se 70% të qytetarëve e kanë refuzuar këtë sistem politik, që nuk ofron asnjë zgjidhje për shqetësimet e përditshme të shqiptarëve. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në punët e vendit, një alternativë që pasqyron aspiratat e njerëzve, i dëgjon dhe fuqizon ata. Partia Demokratike mund të sjellë këtë ndryshim, në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts