“Politikanët e vjetër nuk e kanë thjesht betejën me PD, por me popullin shqiptar”. Basha: Kur mblidhen Rama, Berisha e Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve

politikanet e vjeter nuk e kane thjesht betejen me pd por me popullin shqiptar basha kur mblidhen rama berisha e meta dicka po luajne ne kurriz te shqiptareve
politikanet e vjeter nuk e kane thjesht betejen me pd por me popullin shqiptar basha kur mblidhen rama berisha e meta dicka po luajne ne kurriz te shqiptareve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se politikanët e vjetër në Shqipëri nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por me popullin shqiptar.

Basha shprehet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha e Meta, diçka luajnë në kurriz të shqiptarëve.

Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Politikanët e vjetër të tranzicionit të stërzgjatur shqiptar nuk e kanë thjesht betejën me Partinë Demokratike, por, mbi të gjitha, ata e kanë me popullin shqiptar. Jo vetëm që janë në pazar me njëri-tjetrit, por dihet se kur mblidhen bashkë Rama, Berisha dhe Meta diçka po luajnë në kurriz të shqiptarëve. Këtë radhë janë bërë bashkë në një aleancë të re kundër SPAK-ut dhe kundër Reformës Zgjedhore, sepse vetëm kështu mund të vijojnë me pazaret e vjetra të bëra në kohë të reja.

Personalisht nuk impresionohet nga deklaratat e atyre që kanë marrë malet për t’iu fshehur drejtësisë, por një gjë është e sigurt: nuk u ka mbaruar vetëm koha, por edhe rruga. Dhe kur të mbaron rruga, nuk ka mal që të bën derman.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts