Politikanët europianë pro abortit

22:00 09/06/2021

Kërkojnë heqjen e pengesave ligjore për shtatzënitë e padëshiruara

29 politikanë evropianë, aktivistë të të drejtave të grave, si dhe pjesëtarë të kujdesit shëndetësor kanë nënshkruar së fundmi një letër të hapur duke kërkuar heqjen e të gjitha pengesave ligjore për abortin.

Asnjë grua nuk duhet të detyrohet të kryejë një shtatëzëni të padëshiruar deri në fund; dhe asnjë grua nuk duhet të vdesë për shkak të shtatzënisë ose lindjes së fëmijës”, thuhet në letër.

Kjo u nënshkrua nga ministrat e 5 qeverive evropiane si  Franca, Belgjika Norvegjia, Suedia dhe Holanda.

Nga ana tjetër është kërkuar dhe rihapja e klinikave të abortit të cilat kanë qëndruar të mbyllura gjatë pandemisë.

Firmëtarët thonë se aborti duhet të konsiderohet një shërbim thelbësor i kujdesit shëndetësor dhe bëjnë thirrje për një fushatë globale në mënyrë që gratë dhe vajzat të kuptojnë të drejtat e tyre.

Ata kanë theksuar se ilaçi i cili shkakton abortin, duhet të aprovohet për përdorim në vendet ku është ende nuk është në dispozicion.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *