Politikani italian dorëhiqet pasi u përpoq t’i vendoste një parku emrin e të vëllait të Musolinit

Një deputet italian i së djathtës ekstreme është dorëhequr, pasi propozoi të riemërtonte një kopsht publik “Musolini”.

Claudio Durigon konfirmoi se kishte dhënë dorëheqjen si nënsekretar i Legës për ekonominë, pas një takimi me udhëheqësin e partisë, Matteo Salvini.

Ai krijoi shumë polemika, duke propozuar të ndryshonte emrin e një sheshi në qytetin bregdetar të Latinës në atë të Arnaldo Musolini, vëllait më të vogël të diktatorit fashist Benito Musolinit.

Ky propozim shkaktoi kritika të ashpra nga deputetët italianë, të cilët bënë thirrje që Durigon të jepte dorëheqjen.

“Unë kam vendosur të jap dorëheqjen nga posti im qeveritar, të cilin e kam kryer gjithmonë me angazhimin më të madh, krenarinë dhe seriozitetin”, tha Durigon të enjten përmes një letre.

Ai tha se është e qartë që me propozimin e tij për parkun Latina, kishte bërë një gabim.

“Më vjen shumë keq për këtë dhe jam gati ta paguaj një çmim, u kërkoj falje të gjithëve”, tha ai, ndërsa deklaroi se ka qenë gjithmonë kundër një diktature.

“Më vjen keq që më është atribuar një identitet “fashist”, pasi unë nuk e njoh vetveten për të tillë. Unë as nuk jam dhe as kam qenë ndonjëherë fashist”.

Aktualisht, parku Latina quhet “Falcone-Borselino”, për nder të dy prokurorëve siçilianë që u vranë nga mafia italiane në vitin 1992.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *