Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

politikani rus kerkon pushtimin e ukraines
politikani rus kerkon pushtimin e ukraines

13:46 28/12/2021

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën

Deputeti i Parlamentit rus dhe lideri i Partisë Demokratike Liberale të Rusisë Vladimir Zhirinovsky ka kërkuar që Rusia të pushtojë Ukrainën.

Zhirinovsky, i cili njihet për  qëndrimet e tij radikale është shprehur për kanalin televiziv, “Channel One” nëse ai do të ishte President. Sipas tij bombardimi i Ukrainës duhet të ndodhë mes 31 Dhjetorit dhe 1 Janarit në orën 4 të mëngjesit atëherë kur “secili është dehur”. “Dikush duhet t’i ndëshkojë ata, t’i frikësojë ata”,  ka deklaruar ai.

Më herët edhe lideri çeçen, Ramzan Kadyroz ka deklaruar se është gati të ndihmojë në aneksimin e Ukrainës. Kadyrov e arsyeton pushtimin e Ukrainës duke thënë se duhet të aneksohet në Rusi pasi është territor i saj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët evropianë e akuzojnë Rusinë se është duke kërcënuar me një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts