Politikania gjermano-turke detyrohet të japë dorëheqje pasi kritikoi Izraelin

Një politikane gjermano-turke është detyruar të heq dorë nga roli i saj ekzekutiv në degën e partisë në pushtet në Berlin pasi kritikoi dhunën izraelite ndaj civilëve palestinezë në territoret e pushtuara.

Ayten Erdil, anëtare e komitetit ekzekutiv të Unionit Kristiano-Demokratik (CDU) në Berlin, dje në rrjetin social ‘Facebook’ kritikoi ashpër autoritetet izraelite pasi policia izraelite bastisi kompleksin e xhamisë Al-Aksa dhe sulmoi besimtarët palestinezë brenda vendit të shenjtë.

“Nuk është anti-semitizëm kur dikush i quan këta autorë dhe krime me emrin e tyre, janë krime kundër njerëzimit”, tha Erdil.

Dega e CDU-së në Berlin lëshoi një deklaratë ku thoshte se komentet nuk pasqyrojnë pikëpamjet e kristian-demokratëve.

“Ne në mënyrë të qartë distancohemi nga kjo deklaratë dhe po ashtu kemi biseduar me të. Ajo ka dhënë dorëheqje nga posti i saj në komitetin ekzekutiv me efekt të menjëhershëm”, tha dega e CDU-së në Berlin.

Javën e fundit kanë parë një rritje të mprehtë të tensioneve dhe dhunës në Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në Kudsin Lindor, pas dëbimit të familjeve palestineze nga shtëpitë e tyre në favor të kolonëve izraelitë.

Forcat izraelite të sigurisë të premten dhe dje përdorën forcë jo-proporcionale kundër demonstruesve dhe po ashtu sulmuan besimtarët palestinezë brenda xhamisë Al-Aksa, duke përdorur plumba gome, gaz lotsjellës dhe shok-bomba.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, të paktën 28 palestinezë janë vrarë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze njoftoi se në Kudsin Lindor të paktën 915 palestinezë janë plagosur nga 7 deri më 10 maj.

Grupet palestineze lëshuan një breshëri raketash në Izraelin jugor, ndërsa ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Rripin e Gazës.

Bregu Perëndimor, përfshirë Kudsi Lindor, konsiderohet si territor i pushtuar nga ligji ndërkombëtar, duke i bërë të gjitha vendbanimet hebreje në këtë zonë të paligjshme.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *