Politikania serbe në Kosovë: Po m’i kërcënojnë edhe fëmijët, përgjegjësinë e ka Aleksandar Vuçiç

politikania serbe ne kosove po mi kercenojne edhe femijet pergjegjesine e ka aleksandar vucic
politikania serbe ne kosove po mi kercenojne edhe femijet pergjegjesine e ka aleksandar vucic

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviç, që kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, e bën përgjegjës presidentin serb Aleksandër Vuçiç për sigurinë e saj dhe të familjes së saj, që siç thotë Trajkoviç, është në rrezik.

Trajkoviç ka shkruar se jo vetëm ajo, por po kërcënohen edhe fëmijët e saj.
“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.

Ajo thotë se është identifikuar vendndodhja e kërcënuesve të saj dhe familjes së saj.

Për këto kërcënime ajo përgjegjësinë ia lë presidentin serb.
“Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, thotë Trajkoviq.

Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviçin për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts