Politikat e Kinës ulin lindshmërinë në Ujgur

21:00 13/05/2021

Raporti Institutit Australian të Strategjisë tregon se këto janë prova që Pekini po shkakton gjenocid

Politikat shtrënguese në rajonin e largët perëndimor të Kinës, Xinjiang, kanë çuar në një rënie të ndjeshme të nivelit të lindjeve për ujgurët dhe pakicat e tjera.

Raporti i Institutit Australian të Strategjisë  tregon se këto janë disa nga provat që qeveria kineze po shkakton një gjenocid në këtë komunitet. Shkalla e lindjeve në Xinjiang ra me gati gjysmën nga 2017 në 2019 dhe qarqet ku popullsia ishte kryesisht ujgur ose një grup tjetër pakicash panë rënie shumë më të mprehta se qarqet e tjera.

Kina pohon se ndryshimet në normat e lindjeve janë të lidhura me përmirësimin e politikës shëndetësore dhe ekonomike dhe ajo kundërshton me forcë akuzat për gjenocid.

Raporti i Institutit Australian të Strategjisë ka bërë të ditur se nivelet e lindjeve në qarqet me 90% ose më shumë popullsi autoktonë ranë me një mesatare prej 56.5% nga 2017 në 2018, shumë më shumë se rajonet e tjera në Xinjiang dhe Kinë gjatë së njëjtës periudhë.

Gjobat, internimet ishin ndër metodat e përdorura nga autoritetet për të dekurajuar lindjet . Ka pasur thirrje në rritje midis disa shteteve perëndimore për një hetim nëse veprimet e Pekinit në Xinjiang çojnë në gjenocid.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Britania dhe Kanadaja i kanë përshkruar politikat e Kinës në Xinjiang si gjenocid. Grupet e të drejtave, studiuesit, ish-banorët dhe disa ligjvënës perëndimorë thonë se autoritetet e Xinjiang kanë arrestuar në mënyrë arbitrare rreth një milion ujgurë dhe pakica të tjera kryesisht myslimane në një rrjet kampesh që nga viti 2016.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *