Politikat e Pekinit, kompania amerikane “Yahoo” largohet nga Kina pas 22 vitesh

Kompania amerikane për shërbime të internetit, Yahoo, është larguar nga Kina prej 1 nëntorit, ka njoftuar kompania përmes një deklarate, ndërkohë që Pekini po rrit shtypjen ndaj kompanive të huaja të teknologjisë.

Yahoo ka thënë se faqja “nuk do të jetë më e qasshme nga Kina”. Kjo kompani është ndër të fundit që largojnë produktet e tyre nga tregu kinez, pasi edhe Microsoft ka njoftuar në muajin tetor se do të mbyllë rrjetin social LinkedIn në këtë shtet.

“Marrë parasysh sfidat biznesore në rritje dhe ambientin ligjor në Kinë, shërbimet e Yahoo nuk do të jenë më të qasshme nga Kina, prej 1 nëntorit”, ka thënë kompania.

Kompanitë e huaja teknologjike në Kinë, tash e sa kohë janë përballur me ligje të ashpra dhe censurë qeveritare.
Yahoo ka lancuar shërbimet e veta në Kinë më 1999, kur kompania ka qenë një nga ofrueset më të rëndësishme të shërbimeve të internetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *