Poloni, shpërbëhet koalicioni qeverisës

Njëra nga tri partitë në pushtet në Poloni njoftoi sot daljen e saj nga koalicioni konservator-nacionalist, pas shkarkimit nga detyra e liderit të saj, Jaroslaw Gowin.

“Ne po largohemi nga qeveria me kokën lart, dorëheqja ime është fundi i së Djathtës së Bashkuar dhe rënia e koalicionit”, tha për gazetarët kreu i partisë Antente, pasi kryeministri Mateusz Morawiecki e shkarkoi atë nga posti i si zëvendëskryeministër.

Në njoftimin e dorëheqjes së tij, zëdhënësi i qeverisë kritikoi Jaroslaw Gowin për mungesën e punës së mjaftueshme në një reformë të madhe ekonomike.

Partia e Gowin ka 10 deputetë në dhomën e ulët të parlamentit dhe dorëheqja e tij mund të çojë në humbjen e shumicës së qeverisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *