
21:25 10/08/2023
Do të dërgojë 2,000 trupa, për shkak të pasigurisë nga aktiviteti i grupit mercenary Wagner
Dy gra dhe një burrë u vranë dhe nëntë persona të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia.
Sekretari i këshillit të qytetit të Zaporizhzhia, Anatoliy Kurtiev, tha se Rusia kishte goditur një zonë të banuar të qytetit ndërsa disa ndërtesa janë shkatërruar. Zelensky postoi një video të sulmit në rrjetet sociale.
“Dhe ky krim lufte i Rusisë me siguri do të përballet me dënimin e tij. Përgjigja ndaj terroristëve rusë do të jetë në vijën e parë falë luftëtarëve tanë heroikë”, u shpreh presidenti ukrainas.
Ndërkaq një fëmijë u vra dhe dy persona u plagosën kur një predhë artilerie ukrainase goditi një ndërtesë dykatëshe në Donetsk. Gjatë 24 orëve të fundit forcat ruse kryen 82 sulme në 21 fshatra dhe qytete në të gjithë rajonin e Zaporizhzhia, duke përdorur artileri, raketa dhe drone.
Situata mbetet e brishtë në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë pasi ende mbetet e paqartë situata për aktivitetin e grupit mercenar Wagner. Qeveria polake do të dërgojë 2,000 trupa në kufirin e saj me Bjellorusinë dyfishi i numrit të kërkuar nga Roja Kufitare.
Polonia është shqetësuar gjithnjë e më shumë për zonën kufitare që kur qindra mercenarë të Wagner mbërritën në Bjellorusi muajin e kaluar me ftesë të Presidentit Alexander Lukashenko. Bjellorusia filloi stërvitjet ushtarake pranë kufirit këtë javë dhe Lukashenko deklaroi disa herë se do të frenonte luftëtarët Wagner që duan të sulmojnë Poloninë.
Klan News
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al