Polonia bllokon hyrjen e refugjatëve nga Bjellorusia

16:00 09/11/2021

Varshava akuzon Minskun se kërkon të destabilizojë BE-në

Me qindra refugjatë dhe emigrantë afganë, sirianë e nga të tjera vende të destabilizuara myslimane e kaluan natën në qiell të hapur, mes temperaturash ngrirjeje në anën bjelloruse të kufirit m Poloninë.

Policia dhe ushtria polake frenoi të Hënën, përpjekjen e tyre për të kaluar me forcë kufirin, që i hap rrugën të lëvizin të lirë drejt vendeve të Bashkimit Europian, në kërkim të një jete më të mirë dhe të sigurtë. Përveçse mbikëqyrën gjithë gjatësinë e gardhit kufitar, forcat polake të sigurisë kontrolluan me imtësi edhe automjetet që hynin nga Bjellorusia, për të zbuluar refugjatët që mund të hynin fshehurazi. Mbi 4 mijë refugjatë presin anën bjelloruse të kufirit, ndërsa në mendohet se në total, në këtë vend strehohen mbi 12 mijë të ardhur me valën e fundit.

Zëdhënësit e qeverisë polake dhe Bashkimi Europian akuzuan Minskun se kërkon të destabilizojë Bashkimin Europian, duke nxitur një dyndje të re refugjatësh si ajo e 2015-ës që shkaktoi trazira në vendet e unionit, me qëllim për t’i bërë presion Brukselit, të heqë sanksionet e ashpra ekonomike të vendosura vitet e fundit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *