Polonia do të ndërtojë mur në kufi me Bjellorusinë

15:03 30/10/2021

Muri do të ndalojë një valë emigrantësh që vijnë nga lindja e mesme

Parlamenti i Polonisë ka miratuar një plan për të ndërtuar një mur 353 milionë euro përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë për të parandaluar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në vend. Mijëra njerëz  kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia  kanë bërë përpjekje për të kaluar kufirin e SAJ, muajve të fundit.

Presidenti Andrzej Duda pritet të nënshkruajë menjëherë ligjin në fuqi pas rezultateve  të votimeve të  parlamentit polak. Muri  i pajisur me sensorë dhe sisteme monitorimi do të mbulojë rreth gjysmën e kufirit të Polonisë me Bjellorusinë, i cili ka një gjatësi prej 400 kilometrash.

Qeveria planifikon ta ndërtojë atë deri në verën e ardhshme. Varshava ka marrë kritika të ashpra për qasjen e saj të  ashpër ndaj kësaj krize ku çdo ditë  largohen nga kufiri mijëra refugjatë  dhe emigrantë. Organizatat joqeveritare kanë paralajmëruar situata do të  bëhet më e rrezikshme në  të  ardhmen.

Polonia i ka kërkuar  BE-së të paguajë për “barrierat” kufitare për të ndaluar hyrjen e emigrantëve, por javën e kaluar Presidentja e KE-së  Ursula von der Leyen  iu përgjigj negativisht kë saj kërkese.

Bashkimi Evropian e akuzon udhëheqësin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko për nxitjen e fluksit të  emigrantëve , si hakmarrje për sanksionet që ka ndërmarrë BE-ja kundër regjimit bjellorus.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *