Polonia i kërkon 1,3 trilion USD Gjermanisë

08:49 04/10/2022

Si dëmshpërblim mbi Luftën e Dytë Botërore

Polonia me anë të një note verbale i kërkon Gjermanisë një dëmshpërblim në vlerën e 1,3 trilionë dollarë si dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara në Luftën e Dytë Botërore.

Letra është nënshkruar nga Ministri i Jashtëm Polak, Zgibnev Rau dhe i paraprin takimit që pritet të zhvillojnë ministrat e jashtëm të dy shteteve këtë të martë në Varshavë.

Nga ana tjetër, Berlini zyrtar pohon se të gjitha pretendimet financiare në lidhje me Luftën e Dytë Botërore u zgjidhën me Traktatin Dy plus Katër të vitit 1990, i cili lejoi ribashkimin e Gjermanisë.

Rreth 6 milonë polakë, ku përfshiheshin dhe 3 milionë hebrenj u vranë përgjatë Luftës së Dytë Botërore dhe rreth 200 mijë civilë të tjerë humbën jetën në një kryengritje.

Nacionalistët që tashmë prej vitit 2015 janë në pushtet në Poloni janë shprehur se në atë kohë, vendi nuk ishte në gjendje të negocionte kompromisin e drejtë dhe për këtë arsye ata do të vijojnë ta kërkojnë këtë dëmshpërblim.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *