Polonia: NATO të hetojë përdorimin e armëve kimike

16:45 13/03/2022

“Nëse vërtetohet, aleanca duhet të rishohë qëndrimin”

Presidenti i Polonisë i kërkon NATO-s të hetojë për dyshimet për përdorimin e armëve kimike nga Rusia në Ukrainë. Nëse kjo vërtetohet, ai thotë se aleanca duhet të rishikojë qëndrimin për të mos u përfshirë në këtë krizë.

Dyshimet e hedhura në mediat ndërkombëtare se Rusia po përdor armë të shkatërrimit në masë në Ukrainë, përfshirë edhe ato kimike, për presidentin polak Andzhej Duda, duhen marrë seriozisht. Në një intervistë për median britanike BBC, Duda bën edhe një paralajmërim të fortë se nëse vërtetohet përdorimi i këtyre armëve.

Andrzej Duda:Nëse përdoren armët e shkatërrimit në masë, këtu ndryshon çdo gjë. NATO dhe udhëheqësit e saj, me në krye Shtetet e Bashkuara duhet të mendojnë seriozisht se çduhet të bëjnë, sepse nëse kjo ndodh, do të ishte tepër e rrezikshme. Jo vetëm për Europën, por për gjithë botën.

Varshava është mbështetëse e linjës së ashpër kundër sulmit rus në Ukrainë. Presidenti polak i ofroi avionë MIG të periudhës së Luftës së Ftohtë, Ukrainës në përgjigje të kërkesës së presidentit Volodimir Zelenski. Megjithatë, plani u frenua nga Uashingtoni. Sakaq, njëri nga anëtarët rusë të delegacionit të bisedimeve me Ukrainën tha se në takimin online të së Shtunës u bë përparim i rëndësishëm drejt përafrimit të qëndrimeve për zgjidhjen e krizës, siç shkruan Agjencia ruse e lajmeve Ria Novosti. Megjithatë, ai nuk dha detaje.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *