Polonia po përballet me krizën e refugjatëve ukrainas

14:35 24/05/2022

1.1 milion persona janë regjistruar, 519,000 janë vetëm fëmijë që kanë nevojë për arsimim

Kur ukrainasit filluan të qarkullojnë përtej kufirit në nisje të agresionit rus më 24 Shkurt, banorët e Rzeszow, një qytet polak si shumë të tjerë në Europën Qendrore vepruan për të ndihmuar në vendosjen dhe strehimin e refugjatëve që ikin nga lufta.

Tre muaj më vonë, popullsia e Rzeszow prej rreth 200,000 banorë është rritur, ndonjëherë deri në 50%, dhe kryebashkiaku Konrad Fijolek parashikon se qyteti do të ketë nevojë për shkolla dhe banesa të reja për të marrë refugjatë që nuk dëshirojnë të kthehen në shtëpi.

Presionet mbi qytetin e tij ilustrojnë sfidat me të cilat përballen kombet e Europës Qendrore. Të ardhurit vijnë gjithnjë e më shumë nga Ukraina lindore e goditur rëndë në krahasim me valën e parë të refugjatëve që shpesh kishin lidhje familjare.

A ka probleme? Sigurisht që ka probleme dhe do të ketë gjithmonë. Shumë pushtete vendore u desh të ndërmerrnin shumë hapa të rinj procedurialë. Por të gjitha fondet që ata kërkojnë, ne po përpiqemi t’i dhurojmë sa më shpejt”.

Qyteti i tij, i cili shtrihet në lumin Wislok, rreth 100 km nga kufiri me Ukrainën, është shtëpia e një numri universitetesh, si dhe është një qendër rajonale turistike dhe investimesh në rritje. Kombet e Europës Qendrore si Polonia kanë qenë një destinacion për shumë refugjatë, duke ushtruar presion mbi disa shërbime lokale dhe banorë në një rajon tashmë të goditur nga rritja e kostos së jetesës.

Më shumë se gjashtë milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre, duke i shpëtuar agresionit rus që ka rrafshuar qytetet, ka vrarë mijëra dhe ka krijuar krizën më të madhe të refugjatëve në Europë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Pjesa më e madhe e marrjes së refugjatëve ka rënë mbi Poloninë, ku 1.1 milionë ukrainas janë regjistruar sipas të dhënave të qeverisë. Ky numër përfshin 519,000 fëmijë që do të thotë se tani përbëjnë 7% të fëmijëve që jetojnë në Poloni.

Qeveria polake deri më tani ka dërguar 297 milionë Dollarë për komunitetet lokale për të ndihmuar në përballimin e kostove të strehimit të refugjatëve. Qeveria ka formuar gjithashtu një ekip për të koordinuar përpjekjet për të ndihmuar refugjatët në fusha duke përfshirë arsimin, kujdesin shëndetësor, vendet e punës dhe politikat sociale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.