Polonia refuzon ligjin europian

09:42 08/10/2021

Gjykata Kushtetuese shpall të papajtueshëm traktatet europiane

Gjykata Kushtetuese e Polonisë hodhi poshtë parimin e përparësisë së ligjit europian mbi atë kombëtar për një sërë çështjesh gjyqësore, një sfidë kjo e drejtpërdrejtë e kornizës ligjore të BE-së.

Sipas këtij vendimi, disa traktate europiane janë të papajtueshme me kushtetutën e Polonisë dhe se gjithashtu kushtetuta polake ka përparësi ndaj ligjit europian.

Çështja u dĂ«rgua nĂ« gjykatĂ« nga Kryeministri Mateusz Morawiecki, hera e parĂ« nĂ« historinĂ« e bllokut me 27 anĂ«tarĂ« qĂ« njĂ« udhĂ«heqĂ«s i njĂ« vendi anĂ«tar vĂ« nĂ« pikĂ«pyetje tĂ«rĂ«sinĂ« e traktateve tĂ« BE-sĂ«.

Me këtë lëvizje, kryeministri Morawiecki kërkon që gjykatësit polakët të mos i referohen ligjit europian për shqyrtimin e disa emërimeve të gjyqtarëve të rinj.

Në sfond të kësaj përplasjeje ligjore është fondi i rimëkëmbjes për Poloninë prej 57 miliardë euro, i cili nuk është miratuar ende nga Brukseli.

Negociatat vazhdojnë dhe Komisioni Europian tha se sfida e ligjit europian do ta vonojë miratimin. Analistët besojnë se sfida e kryeministrit polak në gjykatë synon të përshpejtojë procesin e miratimin të fondeve nga Brukseli.

Në reagimin e parë pas vendimit të gjykatës, Komisioneri europian i Drejtësisë, Didier Reynders, u shpreh i shqetësuar.

 â€œNe jemi tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r kĂ«tĂ« situatĂ« dhe unĂ« do tĂ« pĂ«rsĂ«ris qĂ«ndrimin tonĂ«, pozicioni ynĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« i qartĂ« pĂ«r parĂ«sinĂ« e ligjit europian mbi atĂ« kombĂ«tar. GjatĂ« muajve tĂ« fundit ne kemi nĂ«nvizuar vazhdimisht njĂ« sĂ«rĂ« parimesh themelore tĂ« sĂ« drejtĂ«s sĂ« BE-sĂ« qĂ« kanĂ« qeverisur bllokun qĂ« nĂ« fillimet e themelimit tĂ« tij. Vendimet e GjykatĂ«s Europiane tĂ« DrejtĂ«sisĂ« janĂ« tĂ« detyrueshme pĂ«r t’u zbatuar dhe mbi ligjet kombĂ«tare”, tha Reynders.

Komisioni Europian e ka bërë të qartë se do të ndërmarrë nisma të tjera ligjore ndaj Polonisë dhe do të vonojë miratimin e fondit të rimëkëmbjes nëse vendi refuzon përparësinë e ligjit europian mbi çështjet e drejtësisë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *