Polonia regjistron numrin më të lartë të viktimave që nga muaji prill

Polonia ka regjistruar numrin më të lartë të viktimave që nga muaji prill.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 526 viktima nga koronavirusi, shifra më të larta të raportuara që nga muaji prill, sipas autoriteteve.

Autoritetet shëndetësore bënë me dije se u identifikuan 19, 074 raste të reja me Covid.

Ndërkohë ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski më herët ka deklaruar se vala e katërt pritet të arrijë kulmin në fillim të dhjetorit.

Kujtojmë që qeveria polake ndaloi fluturimet nga shtatë vende afrikane këtë javë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të Covid, Omicron.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *