Polonia sqaron deklaratat e keqkuptuara për Ukaninën

[embedded content][embedded content]

19:00 22/09/2023

Duda: Ukraina, si i mbyturi që kërkon të të marrë me vete

Një ditë pasi Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki njoftoi se Varshava nuk do t’i dërgonte më armatime Kievit, Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka nxituar të qetësojë aleatët perëndimor se angazhimi i vendit të tij ndaj konfliktit në Ukrainë mbetet i njëjtë.

Përmes një interviste në mediat polake ai sqaroi se fjalët e kryeministrit polak për furnizimet me armë në Ukrainë u interpretuan në “mënyrën më të gabuar të mundshme”.

“Kryeministri po fliste për furnizimet me armë në Ukrainë në kontekstin e eksporteve të reja të armëve që ne blejmë për ushtrinë tonë, apo jo? Kjo ishte deklarata e tij. Sipas mendimit tim, kryeministri tha këtë: Ne nuk do t’i japim furnizime të reja armësh që po blejmë tani si pjesë e modernizimit të ushtrisë polake”.

Gjithsesi Presidenti polak nuk i mohoi mosmarrëveshjet që kanë lindur së fundmi mes të dyja vendeve për çështjen e drithit, ndërsa e krahasoi Ukrainën me një burrë të mbytur, i cili rrezikon të tërheqë edhe shpëtuesit e tij me vete.

Tensionet mes të dyja vendeve u shfaqën edhe në ambientet e OKB-së në Uashngton, ku një takim mes dy presidentëve u anulua.

Mosmarrëveshjet lindën pasi Polonia së bashku Hungarinë dhe Sllovakinë vendosën të mbajnë në fuqi vendimin për ndalimin e importit të drithërave të ukranës me qëllim mbrojtjen e fermerëve vendas.

Tv Klan


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts